26/07/2024
Botë

VIDEO/ Momenti kur autori qëllon 4 herë me armë kryeministrin sllovak

    Sytë e gjithë botës janë nga Sllovakia pas sulmit që iu bë kryeministrit të vendit këtë të mërkure. Robert Fico u qëllua me armë nga një 71-vjeçar gjatë një takimi që ai po bënte në Handlova me mbështetësit e tij.

    Kreu i qeverisë sllovake u qëllua me 4 plumba në gjoks, stomak, gjymtyrë dhe në arterie dhe fatkeqësisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Teksa, kryeministri Fico është duke luftuar për jetën, mediat e huaja kanë publikuar momentin ku autori e qëllon me pistoletë katër herë.

    E gjithë ngjarja siç shihet dhe në pamje ka ndodhur para syve të agjentëve të sigurisë, të cilët menjëherë sapo dëgjuan të shtënat ndërhynë për ta ndaluar, mirëpo ishte tepër vonë pasi 4 plumba kishin kapur kryeministrin.

    Në video dëgjohen 4 krisma si dhe të bërtiturat e njerëzve që ndodheshin aty në momentin e ngjarjes.