17/05/2024
Lajme Maqedoni

VIDEO/ “Izet Mexhiti e opozita shqiptare dervat i BDI-së”, gazetari i kujton Arben Taravarit deklaratat e dikurshme: Dëshira e sëmurë për pushte personal të ka transformuar

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka risjellë një deklaratë të Arben Taravarit kohë më parë ku deklaronte se fronti opozitar, së bashku me Izet Mexhitin janë derivat i BDI-së.

    “Këto që janë fronti opozitar tashi janë të gjithë derviati i BDI-së. Janë grupe të pakënaqura që në periudha të caktuara një larguar nga BDI. Merrini me radhë me BESA, Alternativa me Izet Mexhitin të gjithë janë grupe që dikur kanë qenë BDI”, thotë Taravari.

    Teksa ka postuar kë të deklaratë të Taravarit, gazetari ka ironizuar duke thënë se: Transformimi tragjik qe i ka ndodhur ktij njeriu nuk shpjegohet dot as me deshiren e semure per pushtet personal, shkruan news33.tv.

    “Transformimi tragjik qe i ka ndodhur ktij njeriu nuk shpjegohet dot as me deshiren e semure per pushtet personal. Nuk e ndote njeriu keshtu veten edhe nese e do fort karrigen.Ketu duhet te kete dicka tjeter. Ky eshte i shtrenguar nga disa forca te erreta per arsye qe vec ky i di, sepse ndryshe nuk do ia bente vetes kete turprim publik. Edhe Haki Abazi e ka pas fundin pak me te dinjitetshem se ky”, shkruan gazetari ndër të tjera.