27/04/2024
Kosovë Lajme

VIDEO/ Artileri e madhe ushtarake, MOMENTI kur ushtria serbe tërhiqet nga Presheva

    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës.

    Klan Kosova ka siguruar pamje nga atje, ku janë parë mjetet ushtarake duke lëvizur përmes hekurudhës, e duke shkuar për në veri të Serbisë.

    Javë më parë, është bërë e ditur se ushtria serbe është duke zhvilluar disa ushtrime në territorin e Luginës së Preshevës.

    Madje, edhe ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, kishte publikuar pamje të artilerisë ushtarake që lëviznin nëpër rrugën e Bujanocit.

    Se kanë qëndruar krejt afër kufirit me Kosovën këto forca serbe, e tha edhe Kryeministri Albin Kurti ditë më parë, që bëri me dije se janë në dijeni të disa manovrave ushtarake nga Serbia.