27/07/2024
Maqedoni

Vdes në moshë të re edukatorja Naxhije Halimi

    Ka ndërruar jetë në moshe të re edukatorja në shkollën “Hasan Prishtina”, në fshatin Godanc të Shtimes, Naxhije Halimi.

    Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i komunës, Qemajl Aliu, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes.

    “Naxhija ishte më shumë se një edukatore; ishte një frymëzim për brezat e rinj, një model i përkushtimit dhe pasionit për të mësuar dhe për të ndryshuar jetët për të mirë. Për ne, ajo do të mbetet gjithmonë një shembull i ndritshëm i përkushtimit ndaj arsimit dhe ndaj vlerave njerëzore”, ka shkruar ndër të tjera ai.