19/05/2024
ShowBiz

“Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai”, reagon Kejvina Kthella

    Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ka reaguar pas disa deklaratave që janë bërë në një studio televizive për Dubai-n.

    Kjo pasi një gazetare tha që ‘vajzat, e kryesisht ato të showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai’.

    E për këtë, ish-banorja e Big Brother nuk mungoi me një shkrim të ndarë në InstaStory.“Hahahahaahhaha, ndryshoni kasetën ju lutem. Qesharake”, nis postimi i biondes.“Po ku janë gjithë këto para që i kanë parë këto moralistet?…më tregoni se pyes për një shoqe”, theksoi mes tjerash Kthella.