Këta që shihni në foto janë studentët e fakultetit juridik të Universiteti i Prishtinës, të cilët fituan vendin e 3-të në mesin e 300 universiteteve nga mbarë bota në garën super prestigjioze të Williem C. VIS.
Ariana, Arti, Dea, Iliri, Melisa, Morea, Noli e Rea, të udhëhequr (motivuar, mbështetur e çka jo tjetër) nga mentorja Donikë Qerimi, janë shembulli më i mirë i potencialit të rinisë tonë kur atyre i jepet mundësia, mbështetja dhe platforma e duhur për të shpërthyer.