27/07/2024
Lajme Shqipëri

Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër, ja si është gjendja e tij shëndetësore

    Aktori i njohur dhe ikona e kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana, i është nënshtruar këtë të shtune një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale. Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale informon se aktori shqiptar iu nënshtrua një ndërhyrje në zemër.

    Ekipi mjekësor i Spitalit Universitar “Nënë Tereza”, përmes një terapie moderne i vendosën Arbanës tre sonda elektrike në zemër, të cilat realizojnë sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe përmirëson funksionin e saj.

    Kjo ndërhyrje e vështirë kirurgjikale u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierëce të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.