08/12/2024
Shqipëri

U rrëzua nga vinçi, vdes në spital punonjësi i Bashkisë – Emri

    Ka humbur jetën në spital, Eduart Balliu, punonjës i Bashkisë së Elbasanit i cili u aksidentua mesditën e kësaj të premte.

    Balliu u aksidentua në lagjen “5Maji” ku u rrëzua nga lartësia pasi u shkëput koshi i vinçit duke riparuar llambat e shtyllave elektrike.

    Pas aksidentit ai pësoi dëme të shumta në trup, dhe u nis menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur të mbijetojë.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.