02/05/2024
Botë

Tragjike/ Makina përplaset me një gomar, humb jetën 24-vjeçarja

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, në Rodos, ku si pasojë një vajzë e re ka gjetur vdekjen.

    Sipas mediave greke, makina që drejtohej nga një i ri, është përplasur me një gomar që ndodhej në rrugë. Më pas mjeti ka humbur drejtimin dhe është aksidentuar.

    Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 24 vjeçe, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.