16/05/2024
Botë

TRAGJEDI/ Shpërthen termocentrali, 4 të vdekur e 6 të zhdukur

    Një shpërthim ka ndodhur në një termocentral në zonën e Bolonjës. Si pasojë e këtij shpërthimi katër persona kanë humbur jetën si pasojë e djegieve të rënda.

    Ndërsa deri tani gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    Disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve, dhe disa të tjerë janë transportuar me urgjencë në spitale.

    Ndërsa policia dhe ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kërkimet.