08/12/2024
Maqedoni

Taravari dhe liderët e VLEN-it takojnë të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin

    Sot, në selinë e Lëvizjes Demokratike, liderët dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit VLEN z. Izet Mexhiti, z. Afrim Gashi dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa z. Blerim Sejdiu bashkë me kandidatin për president nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari realizuan takim me z. Anzhej Frangesh, i Dërguar i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor dhe Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë.

    Fokus i takimit ishin zhvillimet politike në vend dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe e ardhmja evropiane e vendit.