27/07/2024
Maqedoni

Tjetër aksident në punë, humb jetën shqiptari teksa po punonte për bukën e gojës

    Një person ka humbur jetën në vendin e punës në Shëngjin.

    Mësohet se ai është transportuar në spital me plagë në kokë, por ende nuk dihen rrethanat e saktë të ngjarjes.

    Paraprakisht mendohet se punonte në ndërtim, ndërsa në spital është transportuar me një makinë private.

    Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Emiliano Frroku humbi jetën tragjikisht teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.