21/06/2024
Lajme Maqedoni

Thaçi: Arben Taravari bleu shtëpi 1 milion euro në Shkup, Bilall Kasami solli dinarë serbë në kohën e Millosheviqit

    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka lëshuar akuza për Arben Taravarin e Bilall Kasamin.

    Ai tha në Pressing në T7 se Taravari ka blerë shtëpi 1 milion euro në Shkup, ndërsa Kasami është pjesëtar i familjeve që kontrabandonin dinarin në kohën e Millosheviqit.

    “Arben Taravari është kryetar komune në Gostivar dhe ka qasje në pushtetin ekzekutiv dhe e ka ble një shtëpi jo më larg se 6 muaj 1 milion euro në Shkup. Bilall Kasami është ish-bartësi i listës SPS në Maqedoni para katër vitesh dhe ka qenë kundërkandidat me mua, dhe është pjesëtar i familjeve të njohura që kanë bo kontrabandën kryesore të dinarit të Serbisë në kohën e Millosheviqit”, tha Thaçi në Pressing.