22/05/2024
Maqedoni

Tensione në VLEN, Bekim Qoku nuk ia hap telefonin Taravarit?

    Pas përfundimit të zgjedhjeve paralmentare ku VLEN humbi zgjedhjet me një difernecë prej 30 mijë votash, kanë nisur edhe përplasjet e para në koalicionin mes  liderëve.


    Siç mëson portali TS nga burime brenda VLEN-it,  kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku i cili është bërë deputet nga zona 6,  nuk ia ka hapur telefonin ish kandidatit për president, Arben Taravarit, pasi ky i fundit bëri fotografi me kreun e VMRO-së Hristjan Mickovskin një ditë para zgjedhjeve.

    Nga burimet e sigurta të VLEN-it për TS, thonë se  kjo përplasje mes Bekim Qokut dhe Arben Taravarit mund të jetë edhe distancim i VV-së që Qoku mos të përfshihet në qeverinë e re me VMRO-në nacionaliste siç e quajnë nga VV-ja e Kosovës.

    Pjesëmarrja e VV-së me Bekim Qokun në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, reflektoi negativisht në imazhin e Albin Kurtit dhe të Kosovës, që mund të faturohet direkt në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës dhe tek faktori ndërkombëbtarë.

    Edhe kreu i Kuvendit të Kosovoës, Glauk Konjufca për TS një ditë para zgjedhjve foli hapur se nuk e mbështet asesi votimin e presidentes, Gordana Siljanovska – Davkova për shkak të retorikës së saj kundër shqiptarëve.

    Nëse VLEN mund të jetë pjesë e qeverisë së re me Mickovskin, siç mëson TS, Albin Kurti do ta tërheq Bekim Qokun nga koalicioni, ku ai do të vazhdojë të jetë deputet i pavarur për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në Kuvend, por asesi për tu bërë pjesë e qeverisë me VMRO-në.

    Duhet thekësuar se pas humbjes së thellë  të VLEN-it mes Frontit Europian, 13 me 19 deputet,  katër liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari festuan humbjen si fitore, që më shumë festuan fitoren e VMRO-së dhe duke harruar Albin Kurtin, por mungonte Bekim Qoku, që le përshtypjet e para se vetëm ka filluar distancimi i tij nga koalicioni.

    Ndryshe lideri i VMRO-së, Hristjan Mickoovski në intervistën e tij të fundit për Kanal5, u shpreh se do të bisedojë me të gjithë partitë politike shqiptare edhe me BDI-në për formimin e qeverisë së re, por pa ultimatume.