27/07/2024
Shqipëri

Të veshur me të zeza dhe me kapele, DEL FOTO e dy autorëve që dhunuan me leva avokatin

    Personat që shihni në foto janë dy prej tre autorëve të cilët sulmuan mëngjesin e sotëm avokatin Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut.

    Siç shihet dhe në foto dy autorët të veshur me të zeza dhe me kapele në kokë shihen teksa po largohen me vrap pas sulmit të kryer ndaj avokatit Mëngjesi.

    Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:50 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, sapo avokati kishte dalë nga kopshti  ku dhe kishte çuar djalin e tij të vogël. Si pasojë e plagëve të marra gjendja shëndetësore e avokatit është e rëndë prandaj dhe është futur në intubim ku po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen.