30/05/2024
Maqedoni

Të shtëna me armë në një çajtore në fshatin e Tetovës, përleshen katër persona

    Nisi si një përplasje verbale, por përfundoi me të shtëna me armë. Katër persona janë përleshur në fshatin Cerovë të Tetovës gjatë mbrëmjes së djeshme, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Nuk ka persona të lënduar.

    “Më 04.05.2024 rreth orës 19.30 nëpunësit policorë nga SPB Tetovë – sektori policor Grupçin, në Cerovë të Tetovës kanë privuar nga liria K.Z.(62), H.A.(33), R.А.(27) dhe М.А.(62), të gjithë nga Cerova. Sipas së denoncuarës, pas një përplasje verbale ndërmjet K.Z. dhe H.A. në objekt hotelerik në fshat, K.Z. me armë zjarri ka gjuajtur disa plumba, por është ndaluar nga të pranishmit, kurse arma i është marrë. Nuk ka persona të lëmduar, kurse të arrestuarit janë mbajtur në stacion policor për zbardhjen e rastit, pas çfarë do të përgatitet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.