03/05/2024
Kosovë

Të shtëna me armë në Kosovë, vritet një grua

    Një grua është vrarë me armë zjarri në qytetin e Ferizajt në Kosovë.

    Policia thotë se krahas viktimës, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një burrë, ndërsa rrethanat e krimit janë ende të paqarta.

    “Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton policia.