20/05/2024
Lajme Maqedoni

Taravari pi kafe me Feta Alimin, a do e mbajë premtimin për ta bërë Drejtor?

    Feta Alimi i cili deri së fundmi ishte mbështetës dhe përkrahës i zjarrtë i Ziadin Selës, u pozicionua krah koalicioni “VLEN”. Kjo lëvizje e befasishme e Alimit habiti jo pak të gjithë ata që e njohin dhe kanë preku nga afër marrëdhënien që ai ka pasur me kreun e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selën.

    Por, çfarë vallë e shtyu Alimin që të streohej pranë Taravarit, mos ndoshta një post Drejtori?

    Këtë mëngjes Arben Taravari ka shijuar një kafe në praninë e Feta Alimit. Çfarë vallë mund të kenë diskutuar, apo planet dhe postin e drejtuar të premtuar gjatë fushatës?!

    E se çfarë do të ndodhë dhe kësaj dileme pritet t’i jepet përgjigjja në vijim!