15/05/2024
Kosovë

Tahiri thotë se Kosova po përjeton tronditje ekonomike: Qeveri, vepro ose shko

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova është duke përjetuar një tronditje ekonomike, sipas tij, shkak i “shembjes” së bizneseve.

    Tahiri i është drejtuar Qeverisë duke u thënë “Qeveri, vepro ose shko”.

    “Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit”, ka shkruar Tahiri.

    Tahiri ka thënë se informatat e para të tremujorit të parë të vitit 2024 rreth qarkullimit të bizneseve që operojnë në Kosovë janë “alarmante”.