27/04/2024
Botë

Suedia bëhet zyrtarisht vendi më i ri i NATO-s

    Suedia u bë anëtari më i ri i NATO-s , duke hequr dorë nga neutraliteti i saj dhe duke iu bashkuar aleancës pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

    Aderimi u bë zyrtar pas paraqitjes së protokollit të ratifikimit nga Hungaria, i cili ishte shteti i fundit nga 31 anëtarët e aleancës që i dha “dritën jeshile” anëtarësimit të Suedisë në aleancë.