27/07/2024
ShowBiz

Shtëpia luksoze e Loredanës në Zvicër bëhet virale në rrjet (Video)

    Shtëpia e artistes shqiptare, Loredana Zefi, po bën xhiron e rrjetit. Shtëpia që kap shifrën e mbi 3 milionë euro po qarkullon në ‘TikTok’, e madje ka grumbulluar shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje.

    Kujtojmë se Loredana shtëpinë e ndërtoi kur ishte në lidhje me reperin kosovar Mozzik. Ajo jeton me vajzën e saj Hanën, në shtëpinë e tyre luksoze në Zvicër, ku artistja vazhdimisht ndan momente nga miqtë që e vizitojnë. Vila e saj shihet se është e pozicionuar në një zonë të mirë të Zvicrës, e rrethuar me vila të tjera.