18/05/2024
Shqipëri

Shpërthen lavatriçja në apartament, plagoset pronari

    Një ngjarje e rëndë, fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur këtë të shtunë në Don Bosko. Sipas informacioneve paraprake mësohet se rreth orës 20:45 në katin e 7-të të një pallati në këtë zonë të kryeqytetit gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe.

    Si pasojë është dmëtuar shtetasi A.SH, 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.