10/10/2024
Maqedoni

Shpend Ahmeti: Albin Kurti konkurron me Ramën, do të jetë lider shqiptar

    Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur se kryeministri Albin Kurti pretendon të jetë lider i gjithë shqiptarëve.

    Komentet Ahmeti i bëri në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e “Barometrit”, lidhur me pëlqyeshmërine e lidërëve në Shqipëri dhe Kosovë.

    Raiffeisen Bank
    Ai tha gjithashtu se Kurti mundohet të konkurrojë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili shihet sipas tij si lideri shqiptar.

    Ndërsa për popullaritetin e Vjosa Osmanit, ai tha se vjen pasi ajo është presidentja e parë grua e zgjedhur me votë popullore në Kosovë.

    “Rezultati i çuditshëm për Bashën, sepse kisha prit që në Kosovë Rama të ishte më lartë se Basha në nivelin e papëlqyeshmërisë.

    Albin Kurti pretendon të jetë lider shqiptar. Jo në zgjedhje, nuk po flas për zgjedhje. As Vjosa, as Lumiri, as Memli, nuk janë politikanë që pretendojnë të jenë politikanë shqiptarë. E shihni tani Albinin prezent në zgjedhje në Maqedoni, kemi qenë në zgjedhje në Malin e Zi. Pretendon të jetë përfaqësues pak më i madh. Konkurrenca me Edi Ramën është aty, i cili është përfaqësuesi dhe mund të flasë pak a shumë në rolin e shqiptarëve.

    Vjosa më çudit se kjo nuk e ka këtë pretendim. Por luan rol edhe fakti se është presidentja e parë e zgjedhur me vota. Ka qenë edhe Atifetja, por ka qenë e imponuar marrëveshjes. Vjosa ka qenë më e votuara në zgjedhjet e fundit, sepse Albini e kishte të ndaluar të merrte pjesë në zgjedhje. Për Ramushin dhe Hashimin, këta shihen si kanë luftuar për Kombin”, tha Ahmeti.