30/05/2024
ShowBiz

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

    Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh tejet të madh artistik, Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit e muzikës.

    Për nder të 50 vjetëve të karrierës së saj, Shkurte Fejza do të mbajë dy koncerte të mëdha, njërin më 8 qershor në Prishtinë dhe tjetrin më 20 qershor në Tiranë.

    “Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë”, ka shkruar Shkurte Fejza përmes një postimi në Instagram.

    “Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zëri i kombit”, potencoi ajo derisa ndau lajmin me të gjithë për koncertin madhështor.

    “Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim. Zoti ju bekoftë shqiptarë kudo që jeni!”.