04/05/2024
ShowBiz

Shfaqja më magjepsëse që keni parë ndonjëherë, Inva Mula performon në Dubai

    Inva Mula, sopranoja e njohur shqiptare ka performuar dje në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në një nga ngjarjet më madhështore të klasit botëror “The Grand Ball of Princes and Princess Monte-Carlo”, në Dubai. Ajo është mbajtur në hotelin ikonë të Arabisë, Burj Al Arab, xhevahiri i Jumeirah.

    Atmosfera e pabesueshme e këtij eventi luksoz me një shfaqje madhështore të realizuar nga kërcimtarë, artistë, këngëtarë ndërkombëtarë , yjet e baletit dhe muzikantët ishte një mundësi për të takuar personalisht anëtarë të familjeve mbretërore, stilistë të famshëm dhe yje të ekranit të madh. Nuk kishte si të mungonte as këngëtarja soprano shqiptare, Inva Mula, e cila ngriti arriti të drithërojë audiencën  me zërin e saj magjepsës. Madje pikë kulminante e mbrëmjes ka qenë interpretimi i saj, e cila është shoqëruar me duartrokitje e pasthirrma ngazëllimi nga publiku.