27/07/2024
Botë

Sherr mes shqiptarëve në Itali, goditet me thikë në gjoks një 33-vjeçar

    Një sherr me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mes shqiptarëve në një apartament në Sorbolo Mezzani, Parma, Itali.

    Një 33-vjeçar u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin Maggiore në Parma pasi u godit me thikë.

    Sulmi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kulmin e një debati të dhunshëm që ka lindur për arsye të parëndësishme mes të njohurve të kombësisë shqiptare, raportojnë mediat italiane.

    Ndërhyrja e karabinierëve shmangi pasoja të mëtejshme dramatike.