20/04/2024
Lajme Maqedoni

Sela: Nuk do të lejojmë që çështjet shqiptare të jenë në treg për pazare të partive maqedonase

    Ziadin Sela në takimin e sotëm me qytetarët në Komunën e Vrapçishtit ka theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë më shumë se një e treta e popullsisë dhe të drejtat e tyre dhe mundësitë e tyre sduhet vënë në pyetje.

    Kryetari i njërit nga krahët e Aleancës për Shqiptarët në takimin me strukturat partiake në Negotinë ka folur rreth përfaqësimit të shqiptarëve. Ai premtoi se ASH nuk do të lejoj që çështjet që janë me interes për shqiptarët si që është badenteri dhe përfaqësimi i shqiptarëve.

    Sipas tij, partia që ai drejton ka ditur ti del zot çdo shqiptari si gjatë pushtetit ashtu edhe nga opozita. “Aleanca bëri kryeparlamentarin shqiptarë dhe mbështeti kryeministrin e parë shqiptarë dhe kështu ajo mbrojti emrin që ka Aleancë për Shqiptarët dhe aspak për interesat personale”, deklaroi Sela.