22/05/2024
Lajme Maqedoni

Sela: Mickoski ta sqarojë thirrjen për Unitet – kush dëshiron jostabilitet në RMV?!

    Përmes dy skenareve po bëhen komplote për Maqedoninë – tha në tubimin në Kavadar, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke adresuar sërish akuza ndaj BDI-së.

    Sipas tij, skenari i parë është bojkoti, kurse I dyti, sipas tij, “ndarje pazaresh” LSDM-BDI të resorëve dhe Ministrive, ku fjalën e fundit do ta ketë Ali Ahmeti.

    “Fati ynë është në duart e BDI-së që kontrollojnë gjithçka. Artan Grubi dhe kompania kanë në dorë Maqedoninë. Thonë se BDI-ja kurrë s`ka patur partner më të mirë se LSDM-ja. Cfarë do që kanë kërkuar kanë fituar. Për këtë shkak shihet nervozizmi I BDI-së, për shkak se e dijnë se pas zgjedhjeve as do të kenë pushtet e as shërbëtorë si LSDM-ja.” – tha Mickoski.
    Mickoski të sqarojë se çfarë do të thotë uniteti kombëtar dhe nëse kjo thirrje është bërë me urdhër të disa forcave që dëshirojnë jostabilitet në Maqedoninë e Veriut. Kështu thotë kreu I ASH-së, pjesë e Frontit Evropina, Ziadin Sela, gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve MIA.

    “Nëse bën thirrje për unitet vetëm të Maqedonasve, mendoj se gabon, për shkak se ky unitet do të rezultojë me ndasi etnike. Fatkeqësisht ai duhet të sqarohet nëse ky urdhër është marrë nga dikush, nëse disa forca kërkojnë jostabilitet në Maqedoni që të ketë një diskurs të këtillë politik për këto zgjedhje. Kjo është e dëmshme për qytetarët” – deklaroi Sela.

    Lidhur me zhvillimet në ASH, Sela thotë se Taravari ka vepruar me urdhër të Mickoskit.

    “Nga e dinte Mickoski tri javë më parë se do t`i ndajmë rrugët me Taravarin. Do të thotë, duke ndjekur hapat dhe ngjarjet që ndodhën, Taravari është nën urdhërat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Pse, ai duhet të sqarojë. Ai u arratis nga partia” – tha Sela.

    Në intervistën për MIA-n, Sela mbetet në qëndrimin se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të formohet Qeveria e re. Debati rreth ndryshimeve kushtetuese, sic thotë, ka përfunduar dhe duhet vetëm të votohet.