10/05/2024
ShowBiz

“Përsëri bashkë me Besin”, Xhensila Myrtezaj “bën lëmsh” rrjetin

    U ndanë, s’ u ndanë, janë bashkë, është lojë, e mbyllën përfundimisht, nuk e mbyllën përfundimisht, këto kanë qenë dhe dilemat më të mëdha të shqiptarëve përgjatë kohëve të fundit sa i përket çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezajt.

    Pa ç’ka se gjithçka e tregon qartë që çifti nuk janë më bashkë dhe deklaratës së bërë ditë më parë nga vetë Besi ku dhe pranoi se martesa me Xhensilën ka përfunduar, ndjekësit dhe vetë protalet kanë filluar të aludojnë dhe të gjejnë “gjilpërën në kashtë”, ashtu si dhe shqiptarët thonë.

    Disa komente të lëna në projektin e radhës të Xhensilës, “Lotët” kanë ngritur dyshimet dhe kanë bërë lëmsh rrjetin. Në qindra komentet e kësaj kënge, Xhensila u ka bërë like disa prej tyre, e pikërisht atyre ku dhe përmendet Bes Kallaku.