08/11/2024
Botë

Çfarë ndodhi? Aleksandër Vuçiç shpallet i vdekur

    Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar identifikimin urgjent të krijuesve të njoftimit të vdekjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

    Departamenti i krimeve të teknologjisë së lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë njoftim vdekje në mediat sociale. Kryeprokurori Nenad Stefanoviç tha:

    “Këto veprime përbëjnë vepër penale që ndiqet sipas procedurave zyrtare dhe duhet të sanksionohet në përputhje me ligjin”.

    Më 26 mars, përfaqësuesit e partive të shumicës në pushtet dënuan publikimin e një “çertifikate vdekjeje” të rreme me imazhin e Presidentit të Serbisë, e cila u shpërnda në Facebook.

    Fotografinë e “njoftimit të vdekjes” me kornizë blu e ka shpërndarë edhe kryeministrja e Serbisë dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) Ana Brnabić. Ajo tha se organet kompetente po bëjnë punën e tyre pasi njoftimi i vdekjes nuk është “as shaka, as argëtim”, por shqetësuese dhe paraqet “kërcënim të qartë për jetën e presidentit”.

    Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha kjo është “një tjetër fushatë e turpshme kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”. Vuçeviç dhe zyrtarë të tjerë të SNS akuzuan koalicionin opozitar “Serbia kundër dhunës” se qëndron pas publikimit të “njoftimit të vdekjes”.