20/04/2024
Lajme Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 17 gradë.

    Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë.