11/10/2024
Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

    Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.