19/06/2024
Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Në shumë vende do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë 6, ndërsa maksimalja 28 gradë.

    Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperaturat do të lëvizin nga 8 gradë deri në 27 gradë.