26/07/2024
Shqipëri

PAMJE TË RËNDA/ Të shtëna me armë zjarri, vritet efektivi i Policisë, viktima e shtrirë në tokë

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Fier. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz.

    Si pasojë dyshohet se një efektiv policie ka humbur jetën, identiteti i të cilit deri më tani nuk dihet. Shkak i kësaj ngjarje është bërë një debat i momentit.

    Forcat e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë informacion zyrtar.