26/07/2024
Kosovë

Kosovë/ Sherr në shkollë, disa adoleshentë u lënduan në kokë me mjete të forta

    Një konflikt ka ndodhur mes disa nxënësish në një shkollë 9-vjeçare në Gjakovë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se të përfshirë në konflikt kanë qenë tre persona të moshës 13-vjeçare.

    “Dyshohet se janë lënduar me mjete të forta. Rasti është duke u hetuar”, tha ai, duke treguar se pas marrjes së ndihmës shëndetësore ata kanë dalë nga spitali.