20/05/2024
Maqedoni

Një ministër i VMRO-DPMNE-së dërgon himnin e Maqedonisë në grupin qeveritar në Whatsapp

    Një ditë pas zgjedhjeve ende nuk është shuar euforia në VMRO-DPMNE. Sot në mëngjes në grupin qeveritar WhatsApp, një nga ministrat teknikë të VMRO-DPMNE-së ka dërguar himnin e Maqedonisë.

    Mesazhi mori pëlqime vetëm nga bashkëpartiakët e tij që janë edhe ministra teknikë.

    Nga printscreen-in që po publikojmë shihet se grupi mban emrin “Vlada 2024”, e ku po ashtu shihet edhe emri i Artan Grubit.

    Mesazhi është dërguar në orën 09:14 të mëngjesit të sotëm.