20/05/2024
ShowBiz

Ҫfarë ndodhi? Egla shpërthen në lot dhe ulëret: Do ju denoncoj në polici (VIDEO)

    Mbrëmja e djeshme, nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit, kanë agravuar me tone të larta.

    Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij.

    Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që duhet t’i kërkojë ndjesë që ka përmendur familjen e tij, Egla është shprehur se nuk ka aspak arsye që t’i kërkojë ndjesë.

    Në momentin që ka qenë tepër e ngarkuar, Egla ka shpërthyer në lot, madje është shprehur se po të kishte mundësi do t’i denonconte në polici, si Julin ashtu edhe Meritonin.

    Egla: “Jam e mbledhur, më duhet t’ju denoncoj të dyve në polici. Të dy në polici e keni vendin, burrecër. Një grua nuk e meriton këtë, o ndyrsira. Keni ditë që më bini qaf. Mendoje tek nëna jote, tek motra jote”.