02/05/2024
Lajme Maqedoni

Ngjarja në Haraçinë, drejtori i Kirurgjisë zbulon gjendjen e të plagosurve

    Drejtori i Klinikës për Kirurgji Torakale, Nexhati Jakupi, I cili ka kryer intervenimin kirurgjikal ndaj të plagosurit, ka deklaruar për Klan Maqedoni se pacienti 21 vjecar, është sjellë në Klinikë me plagë të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.

    “Bëhet fjalë për pacientë 21 vjeçarë mashkull me plagë të marra nga armë zjarri në pjesën e djathtë të kraharorit është bërë intervenim i gjërë kirorurgjikë me ç`rastë është konsantuar plagë,  dëmtime në pjesën e sipërme të mushkërisë është menjanuar një pjesë e mushkërisë së bardhë pacienti erdhi me gjendje shokuese për momentin gjendja i është stabilizuar, natën do ta kaloj nën kujdesin intevzivë. Lëndime janë të rënda është mënjanuar një pjesë e mushkërisë dhe plagët e mara janë të rënda pacienti ka ardhur në gjendje shokuese nga ku është bërë intervenim i menjëhershëm”, tha Nexhati Jakupi.

    Me lëndime më të lehta ka kaluar vozitësi i Kryetarit të Komunës së Haraçinës i cili është dërguar për mjekim në Klinikën “Shën Naumi i Ohrit”.

    Nga atje kanë thënë se pacienti 39 vjecar me plagë nga arma e zjarrit në shpatullën e djathtë, është pranuar rreth orës 14.00 dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.