18/05/2024
Shqipëri

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Tronditëse në Shkodër, gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve, dyshohet se i ka hedhur në lumë i ati

    Një ngjarje tragjikë është shënuar në Shkodër, ku dyshohet se nëna dhe tre fëmijët janë gjetur të pajetë në lumin Drin.

    Nëna Alma Arrazi dhe tre fëmijët, dy vajza dhe një djalë, 8, 6 dhe 4 vjeç, u zhdukën tre ditë më parë, ndërsa kallëzimin për zhdukjen e ka bërë bashkëshorti Ergys Arrazi.

    Mëngjesin e sotëm një peshkatar rastësisht ka gjetur trupin e pajetë të 4-vjeçarit, i cili kishte dhe shenja në fytyrë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur palombarët dhe efektivët e RENEA-s, të cilët po vijojnë kërkimin për nënën dhe dy fëmijët e tjerë.

    Policia ka shoqëruar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

    Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjes, ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet. Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë marrë në pyetje edhe familjarët e Alma Arrazur, nëse kanë dijeni për ngjarjen.