18/05/2024
Shqipëri

Detaje TRAGJIKE nga ngjarja në Shkodër/ 39-vjeçarja mësoi tradhtinë e bashkëshortit, shkoi dhe u hodh nga ura bashkë me 3 fëmijët

    Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja tragike e zbuluar ditën e sotme në Shkodër, ku trupi i një 9-vjeçareje u gjet i mbytur në lumin Buna, ndërkohë puna po vijon edhe për gjetjen e trupave të nënës së saj, Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë.

    Burime për mediat bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Buna bashke me tre fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.

    Mësohet se disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, 39-vjeçarja së bashku me fëmijët kishin dalë me kunatën, nusen e vëllait të Ergys Arrazit, për të konsumuar një kafe. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që Alma Arrazi që do ndërmerrte pak orë më vonë.

    Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës, ndërkohë mësohet se 39-vjeçarja kishte mësuar së fundmi edhe për tradhtinë e bashkëshortit, Ergys Arrazit.