17/04/2024
Maqedoni

Në prill vetëm një ditë jopune në Maqedoni

    Muaji i ardhshëm prill ka një ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.

    Sipas kalendarit të ditëve jopune, 10 Prilli (e mërkurë), Bajrami i Ramazanit, dita e parë e Ramazan Bajramit do të jetë jopune për të gjithë qytetarët.

    Data 1 Prill (e hënë), Pashkë, dita e dytë e Pashkëve do të jetë jopune për anëtarët e fesë katolike në vend.

    Tetë Prilli (e hënë), kur festohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, do të jetë jopune për pjesëtarët e komunitetit rom në vend.

    Pas prillit, në muajin maj, ditë jo pune për të gjithë janë:

    – 1 maj (e mërkurë), dita e punës

    – 6 maj (e hënë), Pashkë, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks

    – 24 maj (e premte) “Sht. Kirili dhe Metodi” Dita e Edukatorëve Gjithsllavë