02/05/2024
Shqipëri

E trishtë, mësuesja Ina Kasimati humb betejën me sëmundjen e rëndë

    Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, prej të cilës vuante prej vitesh.

    Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë.

    Muajt e fundit, ajo kishte kërkuar të kthehej pranë familjes në Vlorë nga Strasburgu, ku mbahej në jetë nga aparaturat, prej të cilave nuk mund të shkëputej.