06/05/2024
Maqedoni

Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Drejtoresha e çerdhes për fëmijë dorëzon çertefikatë të falsifikuar

    Policia e rajonit të Velesit ka parashtruar kallëzim penal kundër shtetases M.V.(44) nga Velesi, pasi e njëjta dyshohet për veprën penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rrejshme”. Siç informojnë nga MPB-ja, e denoncuara, në pozitën e drejtoreshës në një institucion komunal për fëmijë – kopsht për fëmijë në Veles, ka marrë një certifikatë ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze, që është lëshuar nga një shkollë gjuhësore nga Plovdiv, Bullgari.

    Ndonëse e ka ditur se dokumenti ka qenë me përmbajtje të rrejshme, M.V. e ka përdorur si dëshmi se ka një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht gjatë aplikimit të saj në shpalljen publike për zgjedhjen e drejtoreshës së kopshtit, pas çka është emëruar në detyrë.