05/05/2024
Maqedoni

Nazim Bushi votoi, bën thirrje të votojnë shqiptarët për Bujar Osmanin

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi ka votuar sot në Çair për zgjedhjet presidenciale .Ai ka thënë se duhet të kontribojmë sot në zgjedhjen e një udhëheqësi të duhur e të nevojshëm për vendin tonë informon Tetovasot.

    “Të bëjmë që zëri jonë të dëgjohet dhe me këtë të vazhdojmë rrugëtimin tonë europian në të cilin duam ta shohim vendin dhe rajonin 🇪🇺🇲🇰” është shprehur Bushi.

    Ai u shpreh se kemi ndërmarë të gjitha masat e nevojshme që ky proces të kalojë sa më mirë e sa më sigurtë, e njëkohësisht ti tregojmë botës mbarë që jemi vend demokratik dhe me vlera të larta.