28/04/2024
Botë Lajme

MOEMENTE TMERRI/ Anija e mallrave përplaset me urën, disa makina me njerëz bien në ujë, momenti kur e gjithë ura shembet

    Një alarm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Baltmore të SHBA, ku një anije mallrash që mbante një kontejner goditi shtyllën e urës, duke shkaktuar shembjen e saj.

    Ura që u shemb është Ura e Francis Scott Key ndërsa anija që e përplasi mban flamurin e Singaporit.

    Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Baltimores thotë se ura u shemb në lumin Patapsco pasi u godit nga një anije në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Ai tha gjithashtu se rreth shtatë persona dhe disa automjete kanë rënë në lumë, por nuk dihet nëse ka viktima. Autoriteti i Transportit në Maryland konfirmon se të gjitha korsitë janë mbyllur në të dy drejtimet. Rojet bregdetare të SHBA dhe agjencitë e tjera shtetërore të Maryland i janë bashkuar operacionit të shpëtimit.