10/10/2024
Shqipëri

Makina përplas për vdekje 20-vjeçarin

    Një aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 20 vjeçar.

    Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

    Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit,” njofton policia.