04/05/2024
Botë

Lista e miliarderëve/ Zuckerberg ia kalon Musk-ut, sa llogaritet pasuria e tij

    Mark Zuckerberg ka kaluar Elon Musk-un në listën e Bloomberg për njerëzit më të pasur në botë, kështu që themeluesi i “Facebook” është në vendin e tretë, dhe për herë të parë përpara Musk që nga viti 2020.

    Musk, i cili kryesoi listën e miliarderëve të Bloomberg në fillim të marsit, ra në vendin e katërt pasi “Reuters” raportoi se Tesla kishte anuluar planet për të prodhuar makina më pak të shtrenjta, duke ulur aksionet, megjithëse Musk mohoi raportin e agjencisë së lajmeve.

    Pasuria e Musk ra me 48.4 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa Zuckerberg shtoi 58.9 miliardë dollarë, ndërsa kompania e tij Meta u rrit në bursë, duke shënuar një rekord të ri sot.

    Kjo është hera e parë që Zuckerberg hyn në treshen e parë të listës së njerëzve më të pasur në botë të Bloomberg që nga 16 nëntori.

    Në atë kohë, ai kishte 104.8 miliardë dollarë, dhe pasuria e Musk vlerësohej në 102.2 miliardë. Aktualisht, pasuria e Musk vlerësohet në 180.6 miliardë, dhe ajo e Zuckerberg është 186.9 miliardë.

    Në listën e Bloomberg, në vendin e parë është biznesmeni francez Bernard Arnault dhe në vend të dytë renditet amerikani Jeff Bezos.