16/05/2024
Kosovë Lajme

Ky dyshohet të jetë kosovari që vrau serbin në Gjermani

    Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duaeldorf.

    Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Rrustem Llapi. Ai është arrestuar nga policia.

    Derisa, raportohet se i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

    Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

    Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit.