19/05/2024
Maqedoni

KSHZ: Deri në ora 11:00, jehona e votuesve në zgjedhjet presidenciale është 12,87%

    Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 11:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 2080 vendvotimeve, jehona e votuesve është 12.87 për qind, respektivisht kanë votuar 141.087 qytetarë.

    Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtim, ndërsa më e vogla në Likovë.

    “Dalja e votuesve në zgjedhjet presidenciale nga 2080 vendvotime, dmth është dyfishuar numri. Në këto vendvotime kanë votuar 141.087, respektivisht 12,87 për qind. Dalja më e madhe për momentin për zgjedhjet presidenciale ka në Probishtip, 27,85, dalja më e vogël për zgjedhjet presidenciale në Likovë është 1,76”, tha Aleksandar Dashtevski.