12/10/2024
Botë

Kjo është 21-vjeçarja shqiptare që u përplas për vdekje në stacionin e autobusit në Greqi

    Vajza që shihni në foton e mësipërme është 21-vjeçarja shqiptare që humbi jetën nga një aksident tragjik ditën e sotme në Veria, të Greqisë.

    21-vjeçarja dhe 68-vjeçarja ishin duke pritur autobusin në stacion, ku papritur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar i përplasi për vdekje.

    Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarja, e cila është hedhur rreth 25 metra larg, ndërsa 21-vjeçarja është dërguar e plagosur rëndë në spitalin e Verisë, ku ka ndërruar jetë pak momente më vonë.

    21-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, u mor nga autoambulanca e EKAV-it dhe u dërgua e plagosur rëndë në Spitalin e Verisë, ku humbi jetën pak minuta më vonë.

    Shoferi 65-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ishte mirë dhe për shkak të kësaj ka humbur kontrollin e makinës, është arrestuar, ndërsa ndaj tij është ngritur një çështje për “vrasje nga pakujdesia”.